Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali interesohet për Ferran Torresin

Gazeta10
04 March 2024 - 17:57

Arsenali po shqyrton transferimin e Ferran Torresit, raporton të hënën “Fichajes”. 24-vjeçari dëshiron të largohet nga Barcelona.

Ai me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Skuadrës spanjolle iu bashkua në janar të vitit 2022 nga Manchester City.

Për Barcelonën, Torres ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Torres ftohet rregullisht nga Spanja. Me fanellën e Përfaqësueses së Spanjës, Torres ka shënuar 18 gola në 40 ndeshje.

Krahas Torresit, Arsenali do të mundohet ta trasnferoj në verë edhe brazilianin e Barcelonës, Raphinha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.