Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali interesohet për Sterlingun

Gazeta10
27 February 2023 - 18:49

Skuadra e Arsenalit po bën gati ofertën për shërbimet e sulmuesit të krahut, Raheem Sterling ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

Sterling pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, ndërsa Arsenali është gati që për kartonin e tij të ofrojë mbi 60 milionë euro. Sterling pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili beson në cilësitë e reprezentuesit të Anglisë.

28-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Chelseat nga Manchester City, ndërsa me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin 2027.

Deri më tani, Sterling ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në 25 paraqitje për Chelsean. Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra e Liverpoolit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.