Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali kërkon shërbimet e Tammy Abraham

Gazeta10
27 September 2022 - 12:46

Arsenali ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anglez, Tammy Abraham, transmeton Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit, Abraham e sheh veten përsëri në Premier Ligë në të ardhmen e afërt.

Ish-sulmuesi i Chelseat momentalisht po kalon nëpër një formë mjaft të lartë me Romën.

Anglezi është pjesë e ‘Giallorosëve’ që nga viti 2021, ku u transferua nga Chelsea për shumën e 40 milionë eurove.

Deri më tani me Romën, 24-vjeçari është paraqitur 61 herë, prej të cilave ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Sezonin e klauar me Romën, ai arriti të fitoj edhe Ligën e Konferencës.

‘Topçinjtë’ janë të interesuar për shërbimet e anglezit pasi mendojnë se ai do të krijonte një dyshe perfekte me sulmuesin tjetër, Gabriel Jesus.

Abraham ka kontratë me Romën deri në vitin 2026, por Chelsea e ka mundësinë e blerjës së sulmuesit për shumën e 80 milionë eurove. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.