
Arsenali mund të bëjë edhe një transferim në përmbyllje të merkatos së janarit.
“Topçinjtë” janë duke planifikuar që në orët e fundit të merkatos t;i dërgojë ofertë zyrtare Leicesterit për shërbimet e mesfushorit belg, Youri Tielemans.
Tielemans nuk ka pranuar ofertën e Leicester Cityt për rinovimin e kontratës dhe pritet të largohet nga “Dhelprat” në fund të këtij edicioni si transfer i lirë.
Ekipi londinez dëshiron të përforcojnë skuadrën për pjesën e mbetur të stinorit, ku po lufton për titullin kampion në Ligën Premier.
Arsenali kishte tentuar edhe në verë transferimin e mesfushorit 25-vjeçar, por oferta e tyre ishte refuzuar nga Leicesteri.