
Arsenali ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit italian, Manuel Locatelli.
Locatelli është aktualisht pjesë e Juventusit, por me “Zonjën e Vjetër” ai nuk e ka gjetur formën e duhur dhe mund të largohet nga Serie A në verë.
Italiani pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili e dëshiron me patjetër transferimin e tij në Londër.
Këtë edicion, Locatelli ka zhvilluar 25 ndeshje me “Biankonerët” në të gjitha kompeticionet.