Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali synon transferimin e Zubimendit në janar

Gazeta10
04 September 2023 - 14:19

Pas transferimeve të bëra në merkaton e verës tai Arsenali ka filluar të mendojë për afrimet që do të bëhen në afatin kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” në janar do të fokusohen në transferimin e mesfushorit spanjoll, Martin Zubimendi.

Zubimendi pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili e dëshiron me çdo kusht kalimin e tij te ekipi londinez.

Për Zubimendin në merkaton e verës kishin shprehur interesim edhe dy skuadrat e njohura spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madridi, por në fund ai kishte vendosur që të qëndrojë te Real Sociedadi.

Transferimi i mesfushorit me tipare defanzive do t’i kushtonte Arsenalit rreth 60 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka luajtur tri ndeshje në kampionatin spanjoll me ekipin bask.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.