Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali vazhdon me fitore, kësaj radhe mposht Leedsin

Gazeta10
01 Prill 2023 - 18:03

Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar xhiro e 29-të në elitën e futbollit anglez.

Arsenali përballë vetes kishte skuadrën e drejtuar nga Javi Garcia, Leeds United, me ndeshjen që u zhvillua në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” dolën fitues nga kjo ndeshje me rezultat të thellë 4-1.

Golin e parë për Arsenalin e shënoi Gabriel Jesus nga penaltia, gjersa ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte më produktive, me Arsenalin që shënoi edhe tri gola të tkerë përmes Benjamin White, Gabriel Jesus dhe Granit Xhaka.

Ndërsa, golin e vetëm për Leeds United e shënoi mbrojtësi danez, Kristensen.

Pas kësaj fitore, Arsenali mbetet në pozitën e parë me 72 pikë, 8 më shumë se Manchester City, i cili ka një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, Leeds United e gjen veten në pozitën e 16-të në tabelë me 26 pikë të tubuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.