Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arteta: City është ekipi më i fortë në botë

Gazeta10
15 February 2023 - 23:26

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka reaguar pas humbjes së sotme nga Manchester City, ku me këtë fitore kampioni anglez e rrëzoi Arsenalin nga pozita e liderit të Premier Ligës.

Manchester City e mposhti Arsenalin sot si mysafirë në stadiumin “Emirates” me rezultat 3:1.

Golat për Cityn i shënuan Kevin De Bruyne (minuta e 24’), Jack Grealish (minuta e 72’) dhe Erling Haaland (minuta e 82’), kurse golin e nderit për Arsenalin e shënoi Bukayo Saka (minuta e 42’).

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se skuadra e tij e ka arritur nivelin e Cityt, të cilin e konsideroi si ekipin më të fortë në botë.

“Manchester City është skuadra më e mirë në botë dhe ne e arritëm atë nivel. Por është e nevojshme të bëjmë disa gjëra më mirë për t’i mposhtur ata”, tha Arteta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.