Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arteta: Jemi të lumtur që Granit Xhaka po shkëlqen me Arsenal

Gazeta10
21 October 2022 - 13:25

Mikel Arteta ka folur në konferencë për shtyp pas fitores 1:0 ndaj PSV, të cilën ia siguroi Granit Xhaka me anë të golit të tij. Për këtë të fundit pati disa fjalë, duke u shprehur i lumtur rreth formës që po kalon.

Kur u pyet rreth golit që shënoi në cilësinë e kapitenit, trajneri spanjoll u shpreh: “E meriton. Ka përjetuar disa momente të vështira. E meriton plotësisht dhe jam vërtet i lumtur ta shoh duke e shijuar karrierën e tij.”

Janë një seri komponentësh që ka Xhaka dhe qe të Arteta lënë mbresa të mëdha. Ai i rendit ato një nga një: “Etika e tij e punës, forma se si është si njeri, mënyra se si i trajton të gjithë në klub dhe dashurinë që ka për këtë klub dhe këtë profesion – janë të padiskutueshme”, është shprehur Arteta.

Granit Xhaka deri më tani ka shënuar tre gola duke llogaritur të gjitha kompeticionet, dy prej të cilave i ka shënuar vetëm në Premierligë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.