Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arton Nrecaj: Çdo vonesë drejt zgjedhjes së presidentit dëmton qytetarët dhe imazhin e Kosovës

Gazeta10
15 Prill 2026 - 18:45

Arton Nrecaj nga instituti Clard, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke theksuar se çdo shtyrje apo vonesë në proceset institucionale përbën dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndrecaj në emisionin Gazeta tha se qytetarët kanë dhënë votën dhe besimin e tyre për një parti politike që të vazhdojë qeverisjen, por jo për të bllokuar institucionet apo për ta çuar vendin sërish në zgjedhje.

“Nuk ka asnjë qytetar që e ka dhënë të drejtën një partie politike për ta bllokuar vendin dhe për të shkuar përsëri në zgjedhje. Zgjedhjet e treta me radhë brenda 15 muajve janë të papranueshme,” tha Nrecaj në Gazeta.

Ai theksoi se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit është duke përfunduar dhe, sipas tij, kanë mbetur rreth 13 ditë deri në skadimin e këtij afati. Nëse brenda kësaj periudhe nuk arrihet një marrëveshje politike apo konsensus, pasojat do të jenë të mëdha.

“Dëmi nuk i shkaktohet vetëm qytetarëve, por edhe vetë Kosovës si shtet, sepse po dërgojmë një mesazh tek partnerët ndërkombëtarë se jemi një vend pa institucione stabile,” theksoi ai.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/d_brxWi6fj0

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.