Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

As kryetarët e komunave dhe ministrat nuk i ndihmuan Kosovës të triumfojë

Gazeta10
24 September 2022 - 20:03

Kosova ka pësuar humbjen e tretë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur nga Irlanda Veriore me rezultat 2 me 1.

Dardanët ishin të parët që gjetën epërsinë por në minutat e fundit takimit Irlandezët shënuan dy herë për të përmbysur rezultatin.

Në Irlandën Veriore për ta përcjellur nga afër ndeshjen kishin shkuar edhe disa nga ministrat e Qeverisë aktuale, përfshirë këtu atë të MKRS-së, Hajrullah Çekun e të Bujqësisë, Faton Pecin si dhe kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama së bashku me atë të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Por siç duket as mbështetja nga afër e këtyre personaliteve politike nuk i ndihmuan Kosovës për të shënuar fitore në këtë takim.

Kosova me këtë humbje mbetet në pozitën e dytë në grupin e dytë të Ligës C, me gjashtë pikë të grumbulluara nga 5 ndeshje të zhvilluara./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.