
Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka komentuar deklaratën e Enver Petrovcit ku përdori gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve e ish-komandantëve të UÇK-së.
Sipas Qeriqit, ai nuk ka bërë asgjë për shtetin e Kosovës, raporton Gazeta10.
Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve ka thënë për aktorin Petrovci se atë nuk e ka lind kohë që të luftojë për Kosovën edhe pse ai e ka pasur moshën tu luftojë.
“Ka disa persona të cilët gjatë kohës së luftës nuk kanë bërë asgjë për shtetin e Kosovës, prandaj shkak i asaj ata dalin publikisht dhe fyejnë UÇK-në, por jemi të lumtur që atë kohë pjesa dërrmuese e qytetarëve kanë luftuar për këtë vend, ndërsa sa i përket aktorit Enver Petrovci ai nuk ka bërë asgjë për këtë vend”, tha ai në Kanal10./Gazeta10