Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Asnjë detaj edhe pas 4 orësh nga seanca e mbyllur në Hagë

Gazeta10
11 April 2023 - 14:01

Kanë kaluar më shumë se 4 orë që kur ka nisur dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë.

Megjithatë  pjesa më e madhe e kësaj seance është mbajtur e mbyllur për publikun në Kosovë e këtë e ka kërkuar Prokuroria e Specializuar.

Ne fillim të kësaj senace , ajo që u bë e ditur nga disa pyetje të hapura është se dëshmitarja ka dhënë dy herë dëshmi për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Gjykatësi gjithashtu gjatë fillimit të kësaj seance ka treguar se kjo seancë do të zgjasë për 4 ditë radhazi

Të dhënat personale të kësaj dëshmitare janë lexuar në seancë private, publiku nuk ka dëgjuar as kur dëshmitarja  iu  është përgjigjur pyetjeve të prokurorit si dhe ende vazhdon duke mos u dëgjuar duke dhënë dëshminë e saj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.