Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Asnjë fjalë nga liderët e organizatat e grave në përvjetorin e Myrvete Maksutajt, reagon Ganimete Musliu

Gazeta10
04 December 2022 - 22:25

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi asnjë nga liderët e vendit nuk thanë asnjë fjalë në përvjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutaj e cila ishte pjesë UÇK-së.

Musliu, përveç politikanëve kritikoi edhe organizata e grave duke thënë se feminizmi i tillë nuk e përmirëson pozitën e Gruas, raporton Gazeta10.

“Politikanet tanë pa dallim heshtën. Heshtën edhe organizatat e grave. Rastet e fundit mos u përsëriteshin më, por me feminizëm histerik nuk përmirësohet pozita e Gruas”, shkruan Musliu.

Tutje, deputetja në postimin e saj ka bërë pyetje se “a po pozicionohet qëllimshëm një profil viktimizues i grave në Kosovë?”.

Mervete Maksutaj është dëshmore e kombit në luftën e fundit të UÇK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.