
Para tre viteve Real Madrid shpenzoi 100 milionë euro për të nënshkruar me Eden Hazard, me shtesa që do të thotë se kostoja totale ka arritur deri në 150 milionë. Por, pak më shumë se tre vjet më vonë, 31-vjeçari po qëndron në një udhëkryq karriere pasi ka dështuar në mënyrë spektakolare në Bernabeu.
Siç raportojnë mediat e afërta me Real Madrid lojtari pritet të largohet nga Madridi për një klub të ri.
Aston Villa është skuadra që ka shprehur interesim konkret për 31 vjeçarin, por që vet futbollisti ka shprehur dëshiren që ti vetë ofrohet ish klubit të tij ku arriti sukseset më të mëdha në karrierë Chelsea.
Pas largimit nga Chelsea ai kishte thënë: “Kur të mbaroj këtu (në Madrid), do të kthehem. Unë do bëj punën time këtu dhe më pas kthehem”.
Eden Hazard këtë sezon ka bërë vetëm tre paraqitje me “Los Blancos” në La Liga duke mos qenë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit i cili tashme llogaritë fuqishem tek Vinicius dhe Rodrygo.