Lajme

Atentat me kallashinov në Berat

Gazeta10
03 Janar 2025 - 8:28

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e dështuar ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit.

Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi ishin shënjestrat e sulmit, që ndodhi pranë një karburanti.

Nga një automjet tip “Ford” ngjyrë e zezë, u qëllua në drejtim të tyre me breshëri kallashnikovi.

Merkaj dhe Dhëmbi arritën të largohen drejt spitalit, ndërsa automjeti i atentatorëve i ndoqi duke qëlluar vazhdimisht.

Pavarësisht sulmit të ashpër, fatmirësisht, nuk pati të lënduar, as nga shënjestrat dhe as nga kalimtarët e rastit.

Autorët e dyshuar janë identifikuar si vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti”.

Konflikti mes dy grupeve dyshohet të ketë nisur në Greqi.

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.