Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Atletico barazon me Almerian, ndëshkohet dy herë nga Luka Romero

Gazeta10
24 February 2024 - 23:03

Atletico Madrid nuk po arrin të rikthehet te rezultatet pozitive për ndeshjen e dytë më radhë.

Kësaj here, skuadra e Diego Simeones ka lëshuar pikë në ligë në ndeshjen ndaj Almerias, skuadrës së fundit në tabelë.

Serinë e golave e hapi Angel Correa në minutë ne dytë të ndeshjes, teksa për golin e barazimit u përkujdes Luka Romero, lojtari i Milanit i huazuar te Almeria.

Për 1-2 në të mirë të Atleticos shënoi Rodrigo de Paul, gjersa shpejtë doli përsëri në skenë Luka Romero.

Argjentinasi 19-vjeçari shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe u përkujdes për epilogun e takimit.

Ndeshja përfundoi 2-2, dhe kështu Atletico mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 52 pikë, teksa edhe ky vend i rrezikohet në rast fitoreje të Athletic Bilbaos.

Ndërsa, Almeria zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 9 pikë të tubuara në 26 ndeshje, me gjasa të ulëta për sigurimin e mbetjes në elitë.

Xhiron e ardhshme, Atletico Madrid i bën konak Real Betisit, ndërsa Almeria udhëton për te Celta Vigo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.