
Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Juventusit, Ëojciech Szczesny.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja “Marca”. Gazeta spanjolle raporton se Atletico po synon transferimin e portierit të Polonisë këtë verë dhe së shpejti pritet ta kontaktojë Juventusin. Mësohet se ekipi spanjoll është gati të ofrojë 15 milionë euro për 32-vjeçarin, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm dhe ka treguar paraqitje të mira këtë sezon.
Tek Atletico po e shohin Szczesnyn si zëvendësim ideal për sllovenin, Jan Oblak, i cili pritet të largohet në verë. Oblak ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2028, por klubi spanjoll ka vendosur ta nxjerr në shitje për 60 milionë euro.
Në anën tjetër, Szczesny ka 24 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Juventusin.