Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Aubameyang drejt transferimit në MLS

Gazeta10
09 February 2023 - 18:07

Pierre Emerick-Aubameyang pritet të kalojë shumë shpejt në MLS te LA Galaxy.

Aubameyang erdhi te Chelsea këtë sezon, por nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme te ekipi londinez, prej të cilit pritet të largohet shumë shpejt.

E ardhmja e sulmuesi gabonez pritet të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku La Galaxy ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

La Galaxy dëshiron transferimin e Aubameyangut në formë huazimi dhe Chelsea raportohet se janë të gatshëm të paguajnë pagën e tij të plotë vetëm që ai të largohet nga klubi.

Merkatoja në MLS është e hapur deri në muajin prill dhe tanimë pritet vetëm edhe aprovmi i 33-vjeçarit që kjo marrëveshje të kompletohet.

Gabonezi deri më tani me “Blutë e Londrës” ka shënuar tre gola në 17 ndeshje.

Ai erdhi te Chelsea pas një periudhe mjaft të suksesshme te Barcelona, por gjërat nuk shkuan siç duhet për të në “Stamford Bridge”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.