Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Autobusi me fëmijë serbë aksidentohet në Bullgari

Gazeta10
14 Gusht 2022 - 22:25

Një autobus me fëmijë nga Serbia është përplasur të dielën pasdite në autostradën “Trakiya” në Bullgari.

Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur 8 fëmijë dhe katër të rritur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, derisa raportohet për viktima, shkruan Euronews Bulgaria, transmeton Gazeta10.

Autobusi u kthye nga njëra anë në hendek.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikëse dhe disa makina policie.

Siç raportojnë mediat bulgare, të gjithë pasagjerët janë shtetas serbë dhe po ktheheshin nga Sunny Beach pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar.

Ngjarja ka ndodhur 216 km në drejtim të Sofjes, pranë Stara Zagorit. Në autobus ishin 48 persona, kryesisht fëmijë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.