Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit të testeve përkatëse, gjatë këtij viti në gjithë territorin e vendit, është rezultuar me 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me sëmundjen e tuberkulozit.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha se AUV është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit te kafshët e llojit gjedhe.
“Kemi 264 krerë gjedhe të infektuara me sëmundjen e TBC. Sipas të dhënave gjysma e tyre tashmë janë të asgjësuar. Por një problem që po na paraqitet është se në vatrat ku është e përhapur sëmundja, ka vonesa nga komunat për përcaktimin e lokacionit ku kryhet asgjësimi apo groposja“, tha ai për RTK-në.