Lajme

AUV asgjëson 19 krerë gjedhe pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 17:28

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 19 krerë gjedhe pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë.

“Sot, nga katër ferma në dy fshatra ( Gushicë, Verban) të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit. Pas kryerjes se hulumtimeve dignostike të cilat burojnë nga planet për luftimin e sëmundjeve infektive, kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi, menjëherë ishte ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma ( hyrje daljet). Pas krijim të kushteve teknike dhe logjistike, në mbikëqyrje të inspektorëve veterinarë të AUV-së është realizuar asgjësimi. Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad. Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore.”

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sipas mandatit të sajë ligjorë, përveç diagnostikimit dhe testimit laboratorik, përmes kompanisë se kontraktuar ka realizuar asgjësimin dhe dezinfektimin e hapësirave të qëndrimit të kafshëve. Po ashtu do të bëjë kompensimin e fermerëve për kafshët e humbura.”

“Ruajtja e shëndetit të kafshëve është domosdoshme qe te kemi shëndet të mirë publikë. Hulumtojmë dhe punojmë çdo ditë për ta ruajtur atë.”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.