Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Avni Haxhiu: “Adem Jashari” është aset kombëtar

Gazeta10
12 March 2023 - 23:01

Në emisionin sportiv “Kampionët”, këtë të diel të ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci (analist të përhershëm), Valdete Idrizi, Avni Haxhiu e Rafet Prekazi.

Gjatë diskutimit për gjendjen e stadiumit “Adem Jashari”, Avni Haxhiu ka thënë se ky stadium është një aset kombëtar.

“Mendoj se personat që janë kompetent për këtë çështje duhet kujdesur për këtë pasuri. Të gjithë, duke filluar nga unë e deri te Kryeministri, jemi te obliguar të kujdesemi për këtë stadium.”, tha Haxhiu.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo ëshë një papërgjegjësi e kësaj Qeverie, poashtu edhe Qeverive tjera.

“Që nga viti 2004, qëkur Trepça filloi të luajë në këtë stadium, ne si klub e kemi mirëmbajtur stadiumin pa asnjë ndihmë nga institucionet.”, përfundoi Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.