Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati, Arbër Jashari:Aksioni i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, i ngjashëm me ato të EULEX-it

Gazeta10
08 October 2024 - 18:23

Policia e Kosovës gjatë kësaj të marte zhvilloi aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit,duke  konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.

Avokati Arbër Jashari në emisionin Raport tha se ky aksion është në fazat e hershme teksa ende nuk dihet se çka do dal, raporton Gazeta10.

“Ky aksioni i sotëm pak ma çoi mallin e atyre aksioneve të Eulexit. Nuk është hera e parë që ministritë dhe institucionet janë shpesh target i Prokurorisë Speciale, i hetuesve të krimeve ekonomike. Nuk pati skena, është mirë sepse është fazë e hershme, nuk dihet çka del”, deklaroi Jashari.

 

Sipas Jasharit, këto vepra kryhen me dashje.

“Kjo është faza e mbledhjes së të dhënave, duhet të zhvillohen hetime, është me rëndësi thë theksohet një çështje shumë me rëndësi, këto vepra penale kryhen vetëm me dashje me qëllim që vetës ose tjetri ti sjell dobi pasurore”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta10



 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.