Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Avokati i Pjetër Shalës kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike

Gazeta10
29 March 2023 - 11:56

Paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka filluar me dëgjimin e një tjetër dëshmitare të mbrojtur, identiteti të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.

Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitares së dytë në gjykimin kundër Pjetër Shalës është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ajo është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë rreth periudhës që ajo pretendon se disa pjesëtarë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e saj.

Përshkak se gjysma e kësaj seance po mbahet e mbyllur për këtë avokati i Shalës ka reaguar menjëherë pas fillimit të seancës, raporton Gazeta10.

Avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka kërkuar që seancat në këtë proces gjyqësor të jenë publike. Sipas tij, një gjykim duhet të jetë publik për të qenë i drejtë, por duke mos përjashtuar kujdesin e sigurisë për të dhënat identifikuese të dëshmitarëve.

Në fillim të seancës, Gilissen ka folur rreth vendimit të Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në gjykatë dhe sipas tij një gjë e tillë po ndodh për shkak se pjesa më e madhe e dëshmive po mbyllen për publikun.

Sipas tij, Pjetër Shala kishte kontaktuar të martën me disa të njohur në Belgjikë e të cilët kishin thënë se nuk po kuptojnë asgjë nga ajo çfarë po ndodh në sallën e gjyqit, për shkak të dëshmia po dëgjohet në seancë private.

Ai gjithashtu ka thënë se Shala është i vetëdijshëm për çështjen e sigurisë së dëshmitarëve por sipas tij publiku duhet të dijë se çfarë po ndodh në sallën e gjyqit.

Lidhur me këtë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se janë përpjekur që dëshmitarët t’i marrin në pyetje sa më shumë në seanca publike por sipas tyre kjo nuk është e mundur gjatë gjithë kohës.

Ndërsa mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka thënë se prioritet duhet të jetë siguria e dëshmitarëve.

“Sigurisht që gjykata kërkon të gjejë një ekuilibër mes interesave për një gjykim të drejtë por në të njëjtën kohë të mbrojë dëshmitarët dhe kjo është diçka që do të jetë qind për qind e mundshme gjatë gjithë kohës. Prioriteti absolut është siguria dhe mbrojta e atyre që vinë për të dhënë dëshmi këtu dhe nëse kjo kërkon që duhet të kemi seanca private atëherë ashtu qoftë, dhe më vjen keq por ky është produkt i realitetit, ky është realiteti i Kosovës dhe kjo është një temë që është përmendur shumë herë nga gjykatës të ndryshëm dhe nga dëshmitarë në këtë gjykatë”, ka thënë ai.

Por sipas avokatit të Shalës, një gjyq duhet të jetë publik për të qenë i drejtë.

Kujtom se ditën e djeshme Pjetër Shala ka lëshuar sallën sepse nuk ndihet mirë dhe për këtë ai edhe sot nuk do të jetë prezent./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.