Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Popullit u dërgon draft-marrëveshje Qeverisë e Sindikatave, pret zgjidhje urgjente

Gazeta10
20 September 2022 - 18:21

Avokati i Popullit, Naim Qelaj pasi ka pranuar qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), ka njoftuar se palëve u ka dërguar një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme për grevën në arsim, shkruan Gazeta10.

Sipas njoftimit, ky institucion ka bërë të ditur se është urgjentë gjetja e një zgjidhje të përbashkët dhe se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje të përbashkët.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus. Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj në kuadër të angazhimit si ndërmjetues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, njofton se:

Sot, Avokati i Popullit ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë.

Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus.

Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Në pritje të përgjigjeve nga palët, Avokati i Popullit do të mbaj të informur publikun.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.