
Avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq ka mbërritur në Prekaz përkatësisht në varrezat e familjes Jashari, raporton Gazeta10.
Ai ka vizituar varrezat e familjes Jashari dhe ka vendosur lule tek varri i Blerinëa, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq.
Në një prononcim para gazetarëve, ai ka thënë se nesër do të shkojë ne Beograd dhe se nuk frikohet sepse sipas tij, është obligim të bëjë atë që është e drejtë dhe e duhur./Gazeta10