Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Avokatit të familjes Dehari i refuzohet kërkesa që jetë i pranishëm gjatë intervistimit të ministres Haxhiu

Gazeta10
20 November 2023 - 10:16

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, të hënën në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë me dije se i është refuzuar kërkesa e tij që gjatë intervistimit të ministres të jetë i pranishëm.

Gashi e ka cilësuar prokurorinë si “selektive”.

“Prokuroria, per arsye te panjohura, vepron ne menyre selektive – here duke lejuar e here duke mos lejuar pjesemarrjen time ne intervistimin e deshmitareve ne kete rast”, ka shkruar avokati Tomë Gashi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.