Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Avokatja e Krasniqit: Mbetemi të palëkundur në besimin se aktgjykimi përfundimtar do e konfirmojë pafajësinë

Gazeta10
04 April 2025 - 13:28

Avokatja, Venkateswari Alegra ka deklaruar se përgjatë viteve sa po vazhdon gjykimi në Hagë, vazhdon të mbetet besimi i palëkundur se do  konfirmohet pafajësia e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

Alegra ka thënë se rrugëtimi i Krasniqit ishte e gjatë e me sfida, teksa shtoi se mbrotja ka qëndruar e palëkundur në përkushtimin ndaj të vërtetes.

Ajo shtoi se po punohet në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur.

Rruga drejt drejtësisë për z. Jakup Krasniqi ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Duhet të pranohet se kanë kaluar pothuajse katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i klientit tim, duke përfshirë një fazë para-gjyqësore dhe dy vite të plota që nga fillimi i gjykimit.Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtja ka qëndruar e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore është mbështetur në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë paraqitjes së çështjes nga Prokuroria, ne kemi mbështetur dhe vërtetuar në mënyrë të vazhdueshme qëndrimet e paraqitura në deklaratën tonë hapëse. Ato qëndrime mbeten të patundura.Me përfundimin e afërt të çështjes së Prokurorisë në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë me hapat e mëtejshëm proceduralë, siç përcaktohet në rregullore. Ne jemi të përkushtuar që këto hapa të përfundojnë pa vonesa, në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur.”Ne mbetemi të palëkundur në besimin tonë se drejtësia do të triumfojë—dhe se aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë e z. Krasniqi”, ka thënë ajo.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.