Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Azemi: Seriali “Me Gjylën” ndër më të shikuarit në vend

Gazeta10
21 March 2023 - 17:15

Aktori i njohur, Osman Azemi ka folur në “Pasdite” rreth serialit të tij me “Me Gjylën” i cili do të fillojë këtë të premte me transmetim në Kanal10.

Aktori me një traditë shumë vjeçare në skenën e komedisë shqiptare, Azemi ka bërë të ditur se ky serial ka vetëm një vit që ka filluar por është seriali i dytë më i shikuar vendor, shkruan Gazeta10.

“Për nga shikueshmëria jemi seriali i dytë. Pretendojmë me dal të parët, me punë e respekt. Krejt kjo punë që është bërë në këtë serial i falënderoj edhe një herë shumë bashkëpunëtorët tanë të marketingut, që dikun si një ekip e përbërë nga 18 veta me marrë paga dhe me pas sukses. Por mendoj që është koha më pas edhe më shumë sukses.”, tha ai.

Poashtu Azemi ka thënë se ky serial ka një ekip shumë punëtore edhe falë së cilës ka arritur të ketë këtë sukses.

“Seriali me Gjylën ka pas fatin me i pas disa aktorë të mirë që po jepin shumë nga vetja. Jemi një ekip shumë e mirë. E kemi marketing, që janë njerëz që kanë dëshirë me pa serialin mirë, at ana mundësojnë neve me punu dhe ne kujdesimi që me kanë të drejtë me ta. Jemi të kënaqur me shikueshmërinë, ende s’i kemi bërë një vit. Në bazë të statistikave të internetit jemi shumë mirë.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.