
Fëmijët e prindërve të punëtorëve të KEK-ut kanë arsye të gëzohen në prag të festave të fundvitit.
Për gëzimin e tyre është përkujdesur Korporata Energjetike e Kosovës, që t’i shpërblejë me nga një dhuratë.
KEK për këtë çështje ka planifikuar të shpenzojë hiq më pak se 8 200 euro për 930 copë dhurata, raporton Gazeta10.
Për këtë shpenzim, KEK tashmë ka nisur edhe procedurat e prokurimit dhe do të pres deri më 4 dhjetor ofertat nga kompanitë e interesuar që ta bëjnë këtë furnizim. /GAZETA10/
