
Babai i Sokol Halitit ka rrëfyer bisedën më djalin e tij pak para se ai të bënte vetëvrasje, raporton Gazeta10.
Ai për T7 ka thënë se kishte folur me të dhe i kishte propozuar që të shkojnë bashkë në polici për tu dorëzuar mirëpo ai nuk kishte pranuar.
Ai i kishte thënë se do ta shkruante një letër për këtë rast meqë sipas tij nuk ishte faji i tij.
“Erdh Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu folë kem të merzitun. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe cka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash Sokol po e thirri policinë e me u dorëzu. Tha ja bab mos e thirr kërkon, se s’du me nejt gat edhe du me shkru një letër se su kanë faji jem”, ka thënë babai i Sokol Halilit.
Më tej, babai i tashmë të ndjerit ka treguar se Haliti i ka thënë se nuk do të dorëzohet i gjallë në polici por se aty do të shkojë dhe do të bëjë vetëvrasje.
“Më tha pe shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja bab tha stë marr ty. Thash pa mu smunesh me shku. Tha bab unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer tutje për T7.
Sipas babait, Sokol Halili, ky i fundit i ka thënë tashmë gruas së ndjerë Hamide Magashit se ose do të jetojnë që të tre bashkë ose do të vdesin bashkë.
“Ai tha nuk dorëzohem. Ia kam dhanë besën asaj shoqes, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë.
Nuk u bind”, ka treguar babai i Sokol Halilit. / Gazeta10