Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bahtiri: Marrëveshjet me Serbinë – nuk i nënshkroi Albin Kurti, e padrejtë të kritikohet

Gazeta10
07 December 2022 - 20:47

Ish-kryetari i Mitrovicës nga VV-ja, Agim Bahtiri ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti, s’do të duhej të kritikohej për marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi sipas tij, marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, nuk i ka nënshkruar Kurti në kuadër të këtyre negociatave.

Bahtiri në Politiko i ka quajtur të padrejta kritikat ndaj shefit të Qeverisë, shkruan Gazeta10.  

“Është e pritshme që Albin Kurti të kritikohet nga Serbia dhe miqtë e Serbisë. Por, të kritikohet nga analistët e politikanët është e padrejtë. Albin Kurti nuk e ka sjell asnjë vendim prej negociatave me Serbinë. Por, këto kanë qenë prej vitit 2011. Këto marrëveshje Serbia i ka shfrytëzuar për interest personale, shtetërore, kurse cka ka qenë në dëm të tyre asnjëherë nuk i ka aplikuar. Marrëveshjen për targa, për rrymën e dokumenta, nuk i ka sjell Albin Kurti”, theksoi Bahtiri në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.