
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për planin e veriut.
Bajqinovci ka thënë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk po ua tregon këtë plan as deputetëve të VV-së, e “po ia tregon deputetit të LDK”, transmeton Gazeta10.
“Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10