Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bajqinovci ‘provokon’ Matoshin: Halili e beson që LVV ka me i fitu zgjedhjet

Gazeta10
14 November 2024 - 21:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ne emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka debatuar me Halil Matoshin teksa ky i fundit hodhi akuza në drejtim të partisë në pushtet për afera korruptive. 

“Është parafushatë dhe në fushatë zgjedhore secili subjekt e lavdëron punën e vet, po me i ndegju në këta muajt e fundit deri në shkurt secila parti ka me i fitu zgjedhjet”, tha Matoshi.

Pas kësaj deklarate ndëryhu Bajqinovic, duke thënë se “Edhe Halili mendon që Lëvizja  ka me i fitu zgjedhjet”.

Matoshi iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk e di se si do ta kërkojnë votën e qytetarëve, duke ia përmendur këtu edhe aferat korruptive.

“Mu s’më prish punë kjo, mua me prish punë që secila parti që i fiton zgjedhjet me pas çka me prezentu në fund të mandatit, ju si parti në pushtet keni dhënë premtime të mëdha punë kurrqysh, dështime jashtë e dështime brenda, unë nuk e di qysh keni me dal e me e bindë para publikut që ju ka votu, bile edhe ata që nuk ju kanë votuar e kanë pasur një troh simpati, se paku kanë thënë ka me frenu korrupsione, e në fund ju kanë mbi disa afera banale”, ka thënë Matoshi. /Gazeta 10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.