
Avokati Ardian Bajraktari ka parashikuar se fundi i vitit 2027 do jetë pozitiv ndaj gjykimit të krerëve të UÇK-së.
Bajraktari në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ka thënë gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së është stërgjatur.
Ai ka thënë se procesi i gjykimit pritet të përfundojë brenda tri viteve të ardhshme.
Sipas tij, mbrojtja e të akuzuarve ka argumentuar shkëlqyeshëm pafajsinë e tyre.
“2027’ta do të jetë një afat optimal sipas paramterave dhe ecurisë së procesit deri tashëm”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se kjo gjykatë është përshkruar me jo transparencë.
“jo transprenca është rregull që ështrë instalu në kuadër të kësaj gjykate për faktin se pjesa dërmuese e seancave gjyqësore janë të mbyllura dhe kjo natyrisht e lëndon në mas të konsiderueshme procesin dhe pritshmërit e publikut”, është shprehur ai. /GAZEATA10/