
Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua koalicioni i “Lista për Familjën”, me dy parti tjera, pjesmarrës të së cilës janë edhe dy ish deputët e Lëvizjes Vetvendosje, raporton Gazeta10.
Gazetarja, Behare Bajraktari e ftuar në emisionin Raport tha se është Kushtetuta ajo që i mbron kauzat familjare, duke siguruar barazi për të dyja gjinitë.
Ajo gjatë fjalës së saj, përmendi edhe pozitat e disa prej anëtarve të kësaj Liste duke parashtruar pyetjen se çfarë kanë bërë deri më tani ata për familjen.
“Në fakt mendoj që është e kundërta e kauzës familjare sepse ne e kemi ligjin për familjen, është kushtetuta ajo që ne e kemi garanton të drejta si të grave si të burrave. E me atë se çfarë e kam parë dje në debat dhe atë se çka po flitet këtu janë gjëra shumë të ndryshme, po shkon si në gjeneral, sikur ne po e mbrojmë familjen e deri tani familja paska qenë e pambrojtur deri në këtë grupin e burrave, në listën për familje, ka deputetët të rep. së Kosovës, çfarë paskan bërë deri tani, nuk e paskan mbrojtur familjen, i paskan shkelur ligjet e Kushtetutën, çfarë ka bërë njëri që ishte ministër etj?”, deklaroi Bajraktari. /Gazeta10