
Të martën, një shkresë u dërgua në Hagë, atje ku edhe po mbahen krerët e UÇK-së, drejtuar Gjykatës Speciale me kërkesën për paanshmëri.
Sipas avokatit, Ardian Bajraktari kjo gjykatë është e padrejtë e me mangësi të theksuara.
“Gradualisht po konfirmohet ajo që e kemi thënë, që përveç që një gjykatë e padrejtë edhe procesi gjyqësor brenda saj po rezulton që procesi ka pasur mangësi të theksuara. Edhe çështja e trupit gjykues që në jo pak raste, kemi pasur tentativa për interferim të procesit gjykues, si mënyra e ndërhyrjes në pyetje, involvimi në çështje të konsiderueshme”, tha Bajraktari.
Sipas tij, mbi këto arsye edhe janë ngrit shqetësimet e palës mbrojtëse.
“Mbi bazën e kësaj janë ngrit shqetësime nga ana e palës mbrojtëse në drejtim të çështjes me objektivitet të çështjes, e trajtimi i barabrtë gjatë procedurave është element esecial i të qenurit një procedurë normale”.