Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bala: Ministria e Drejtësisë nuk është Zyre për Mbrojtje të Viktimave

Gazeta10
01 December 2022 - 23:23

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Balaj në “Prime Time” ka komentuar situatën e fundit së krijuari në vend si shkak i vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish-bashkëshorti në oborrin e QKUK-së gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta10.

Sipas Balajt, kritikat për ministrin e Drejtësisë në këtë aspekt nuk janë tërësisht me vend sepse ministria në këtë drejtim ka si punë vetëm monitorimin e strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje.

Balaj ka thënë madje se po keqinterpretohet fushëveprimi i tyre sepse ata nuk janë as gjyqtarë, prokuror e as zyre për mbrojtjen e viktimave

“Dje edhe sot po dëgjoj kritika që adresohen tek Ministria e Drejtësisë dhe kinse ministria është përgjegjëse. Ministria e Drejtësisë nuk është Këshilli Prokurorial, nuk është Këshilli Gjyqësor, nuk është Zyra e Mbrojtjes së Viktimave, nuk është Qendër për Punë Sociale, nuk është stacion i policisë. Fushëveprimi i saj është monitorimi dhe zbatimi i strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje.”, ka deklaruar Balaj në “Prime Time”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.