Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Balaj: Borxhet nga ‘hajnitë’ në Telekom po paguhen nga pagat e punëtorëve, merita është e tyre

Gazeta10
16 May 2023 - 23:50

Gjendja në Telekomin e Kosovës ka qenë pjesë e diskutimit në emisionin “Prime Time”, me gazetarin Naim Sadiku, ku i ftuari Lamih Balaj- kryetar i Sindikatës së Telekomit ka komentuar të hyrat në ndermarrjen publike, duke thënë se nëse dikush duhet të ndihet krenar për pagimin e “hajnive” siç ka thënë ai, janë punëtorët e Telekomit pasiqë sipas tij borxhet janë pagu nga ulja e pagave të punëtorëve.

“Rreth 60 % e borxheve të Telekomit po paguhen nga zvogëlimi i pagave të punëtorëve, ata kanë sakrifiku pagat e tyre”, tha tutje Balaj.

Sipas tij ka ulje drastike të borxheve dhe janë rreth 360 punëtorë që kanë pranuar 24 paga dhe janë larguar nga puna nga pensionimi i parakohshëm nga Telekomi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.