
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” iu është përgjigjur ankesave të qytetarëve.
Një ankesa ka ardhur në emisionin e mëngjesit sa i përket një rrugë në fshatin e Savrovë, raporton Gazeta10.
“Këtë vit kemi vendosur që të punojmë dy rrugë, rruga 21 prilli dhe 2 qeshori në fshatin Sllarov, plus do të bëhet rruga e cila e lidh fshatin Sllarov me Dubravën është një rrugë e cila e ka lidh luftën”, tha ai në Kanal10.
Muharremaj tregon se kjo rrugë nuk mund të përfundojë me buxhetin e komunës.
“Projekti është bërë, por jo me buxhet të komunës prandaj ajo rrugë është e gjatë dhe nuk mund të përfundohet me buxhet që është ndarë për këtë fshat”, shtoi ai.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10