Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Balla: Shqipëria është në krah të Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE

Gazeta10
11 October 2022 - 17:24

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste së Shqipërisë, Taulant Balla, e ka përshëndetur sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku delegacioni i Kosovës sot për herë të parë mban fjalë përkrah delegacioneve të tjera.

Balla tha se Asambleja Parlamentare ka vendosur që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare.

“Kosova ka paraqitur këtë vit kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas kaq vitesh që mban statusin e pjesëmarrësit. Asambleja Parlamentare vendosi që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare.

Kosova do ta ketë dhe të drejtën e votës në Asamble sapo të përfundojë procesi i anëtarësimit, që do ketë sfidat e veta. Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare mbështet dhe është në krah të Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE”, shkroi ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.