
Komentatorja politike Fatime Hajdari derisa ishte duke e komentuar çështjen e dinarit ka thënë se në Kosovë euro është monedhë zyrtare.
Me këtë nuk u pajtua Halil Matoshi i cili e pyeti Hajdarin se ‘kush e ka vendos këtë?’.
Hajdari i replikon Matoshit duke i thënë se kjo është e vendosur nga Banka Qendrore e Kosovës.
“Zoti Matoshi, autoriteti për të vendosur se cila valutë të përdoret në Kosovë është BQK-ja”, tha ajo./Gazeta10