Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani e pret Gjilanin në derbin e xhiros së nëntë

Gazeta10
02 October 2022 - 9:32

Ballkani do ta ketë një tjetër test serioz në rrugën për ta mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës pasi sot do të ballafaqohet me Gjilanin në shtëpi.

Skuadra e Ilir Dajës ka vetëm një humbje në këtë edicion, atë nga Drita dhe ka mbledhur 15 pikë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, raporton KosovaPress.

Suharekasit renditen në vendin e dytë me 15 pikë, gjashtë më pak se lideri i tabelës Drita, kurse Gjilani është i treti me 14 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00./KP/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.