Sport

Ballkani mposhtet nga Sivasspori, zbehen gjasat për kalimin e grupit

Gazeta10
13 Tetor 2022 - 22:52

Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e rrethit të katërt të fazës së grupeve ndaj skuadrës turke, Sivasspor, me rezultat 1-2, raporton Gazeta10.

Therandasit e nisën shumë mirë ndeshjen ku vazhdimisht rrezikonin portën e skuadrës turke.

Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi mbrojtësi Armend Thaqi, i cili shënoi golin e tretë në këtë kompeticion.

Vetëm pak minuta më vonë, Ermal Krasniqi për pak sa nuk e dyfishoi epërsinë, por goditja e tij u ndal nga portieri Sasal Vural.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Ermal Krasniqi i cili shpërdoroi një rast të artë për të shënuar golin e dytë për kampionin e Kosovës.

Pas rasteve të shpërdoruara nga Ballkani, Sivasspori arriti t’a barazonte rezultatin në minutën e 72-të, me anë të sulmuesit Hakan Arslan.

Turqit nuk u ndalën me kaq dhe arritën t’a gjejnë golin e epërsisë vetëm pak minuta më vonë, kësaj radhe golashënues ishte Karol Angielski.

Me këtë humbje Ballkani renditet në pozitën e tretë në tabelë më katër pikë, ndërsa Sivasspori me këtë triumph pozicionohet në vendin e dytë.

Ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan sërish në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Slavia Prahës më 27 tetor. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.