Skuadra e Ballkanit ka nisur të enjten përgatitjet për pjesën pranverore të Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka njoftuar se lojtarët veçse kanë kryer stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Ballkani deri më datën 11 janar do të përgatitet në Suharekë, përpara se të zhvendoset në Antalia të Turqisë për të vazhduar me fazën përgatitore.
Pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e ka përfunduar në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, sa i ka edhe Drita që është lidere për shkak të golaverazhit më të mirë.