
Ballkani ka prezantuar futbollistin brazilian, Queven da Silva Inacio.
Mesfushori Queven është prezantuar të mërkurën te klubi kampion i dy edicioneve të fundit në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit qendror.
Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Shkupit të Maqedonisë së Veriut.
“25-vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet të cilat synojmë të triumfojmë”, ka shkruar Ballkani.
Në edicionin aktual, Queven ka zhvilluar 21 ndeshje në kampionat dhe në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime.