Ballkani sonte do të luajë ndeshjen historike në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, raporton Gazeta10.
Kundërshtari i sotëm i Ballkanit do të jetë kampioni i Rumanisë, CFR Cluj.
Skuadra nga Suhareka do ta nisë rrugëtimin në këtë kompeticion pa kapitenin Edvin Kuc, i cili do të mungojë shkaku i një lëndimi.
Ballkani është skuadra e parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane.
Ndeshja ndaj Cluj luhet sonte më fillim nga ora 18:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta10/