Sport

Ballkanit i përfundon ëndrra “Champions”, garat i vazhdon në Ligën e Konferencës

Gazeta10
19 Korrik 2023 - 21:56

Ballkani ka zhvilluar sonte ndeshjen kthyese ndaj skuadrës bullgare të Ludogorets.

Në “Ludogorets Arena”, Ballkani pësoi humbje të thellë prej 4-0, me ç’rast u eleminua nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Golat për 12 herë kampionin e Bullgarisë i shënuan: Dy herë Tekpetey, një herë Tissera dhe një herë Caio Vidal.

Pas kësaj humbje, Ballkani garat i vazhdon në kualifikimet e Ligës së Konferencës, gjersa Ludogorets do të përballet në fazën tjetër me Olimpijan.

Në ndeshjen e parë të kësaj përballje, Ballkani fitonte 2-0, mirëpo Ludogorets arriti të rikthejë këtë rezultat në 4-2 në të mirë të tyre.

Në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Ballkani do të luajë me humbësin e ndeshjes Larne – HJK Helsinki.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.