Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Banorët e Dardhishtës ‘ngulfatën’ nga pluhuri i KEK-ut, kërkojnë veprime emergjente

Gazeta10
11 September 2023 - 17:13

Në emisionin “Raport”, në Kanal 10, banorët e fshatit Bardhishtë kanë shprehur shqetësimin e tyre për pluhurin e madh që vjen nga shiritat e KEK-ut që sjellin thëngjillin nga Mirashi.

Banori i këtij fshati Izet Fetahu ka thënë se KEK-u ua ka hjek shiritave sistemin e ujit dhe mbulesen që mos me leju shpërdarjen e ndotjes ë fshat.

Ai tutja ka thënë se tash e 7 vite kanë kërkuar nga komuna dhe Ministria e Mjedisit por që nuk kanë marrë asnjë veprim.

“Na skemi të dalun në oborre tona, as dritaret nuk mundemi me i hap”, ka thënë Fetahu.

Fetahu tutje tha që fshati i tyre ka më së shumti raste të sëmundjes së kancerit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.